Kurti takohet me kryeministrin e Japonisë, i bën ftesë ta vizitojë Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë të qëndrimit në Japoni, ka takuar kryeministrin e këtij vendi, Fumio Kishida.
Kurti ka shkruar se i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryeministrit Shinzo Abe, ku ndër të tjera ka biseuar edhe për mbështetjen e Japonsë për zhvillimin e Kosovës.
“Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, na priti për vizitë Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida. I shpreha edhe njëherë ngushëllime në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish Kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderova për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës. Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Kurti në Facebook.