Kurti takohet me emisarin britanik, shpreh vullnet për ndihmë në dialog - NACIONALE

Kurti takohet me emisarin britanik, shpreh vullnet për ndihmë në dialog

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti është takuar me emisarin britanik Stuart Peach, gjatë forumit ku edhe po merr pjesë në Greqi.

Gjatë këtij takimi siç thuhet nga Zyra e Kryeministrit, është folur për Ballkanin Perëndimor, ligjin e dialogun.

“Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut”, njofton zyra.

Lajme të ngjashme