Kurti takohet me drejtoreshën e NDI në Kosovë - NACIONALE

Kurti takohet me drejtoreshën e NDI në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme Drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.

“Progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit. Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale.”

Ky ka qenë takimi i tretë brenda këtij viti.

“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë.”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme