Kurti takohet me Drejtoren e re të UNICEF-it - NACIONALE

Kurti takohet me Drejtoren e re të UNICEF-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Kurti e uroi znj. Vaschenkon për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjë në fushën e rinisë dhe edukimit.

“Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”, shkruan Zyra e Kryeministrit.

Ky ishte takimi i pare ndërmjet Kurtit dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko.

Lajme të ngjashme