Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit - NACIONALE

Kurti takohet me ambasadorin italian, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me ambasadorin Italian, Antonelle De Riu.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë me dije se në takim u fol për zgjedhjet e nëntë shkurtit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.

Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme