Kurti, Sveçla e Rashiq shkojnë në Vushtrri për shënimin e Ditës së informimit për komunitetet
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”, ku pritet të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në ngjarjet që mbahet nga ora 12:00 në Vushtrri, bashkë me Kurti, prezent do të jenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenda Rashiq.
“12:00 Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq etj. (Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)” – thuhet në kalendarin e ngjarjeve të EO.