Kurti s’pranon të japë detaje për draftin e Asociacionit: Po respektojmë kërkesën e emisarëve - NACIONALE

Kurti s’pranon të japë detaje për draftin e Asociacionit: Po respektojmë kërkesën e emisarëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar të tregojë detaje për përmbajtjen e draftit të ri për formimin e Asociacionit, por megjithatë, ka deklaruar se i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Shefi i Qeverisë në një konferencë para gazetarëve, ka thënë se po e respekton kërkesën e emisarëve që të mos flasin për përmbajtjen e draftit të ri.

Po ashtu, ai ka thënë se çfarëdo dileme që mund të ketë rreth këtij propozimi, përgjigjen do ta japë Gjykata Kushtetuese.

Ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të. Por, më e rëndësishmeje është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dileme gjithnjë do ta jep Gjykata Kushtetuese. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, nuk do të duhet asnjëherë të harrojë se sa shumë tashmë ka bërë Republika e Kosovës për serbët në Kosovë, të drejtat të cilat janë të pashembullta edhe në vet Evropën, ndërkohë që kemi dëgjuar shpesh se flitet për model evropian të zgjidhjes.” – ka thënë kryeministri para gazetarëve.

Lajme të ngjashme