Kurti sot udhëton në Gjermani, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëton për në Stutgart të Gjermanisë.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’.
Sipas njoftimit, ai gjithashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje.
"Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’. Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje", njofton zyra e kryeministrit.