Kurti sot mbledh Qeverinë, në rend të ditës zhvendosja e Zyrës për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mban mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar.
Në mbledhje, e cila pritet të fillojë në ora 11:00, në rend të ditës janë 17 pika për diskutim.
Në rend ditës në mbledhjen është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.