Kurti sinjalizon ndryshime në përbërjen e “Kurti 3”: S'do të jenë emrat identikë të vjeshtës së kaluar - NACIONALE

Kurti sinjalizon ndryshime në përbërjen e “Kurti 3”: S'do të jenë emrat identikë të vjeshtës së kaluar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se përbërja e kabinetit të tij të ardhshëm qeveritar do të pësojë ndryshime krahasuar me propozimin e bërë muaj më parë.

Gjatë një prononcimi, Kurti bëri të ditur se lista e ministrave për qeverinë "Kurti 3" nuk do të jetë identike me atë që ishte prezantuar në Kuvend gjatë vjeshtës së kaluar.

“Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar edhe unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, por nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë.”

Këto komente kreu i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri gjatë vizitës në Podujevë, ku mori pjesë në përurimin e investimeve për efiçiencë të energjisë në shkollën e mesme ekonomike "Isa Boletini".

Lajme të ngjashme