Kurti si Gërvalla, bën gabime elementare të gjuhës shqipe në shkrimin për Blinkenin - NACIONALE

Kurti si Gërvalla, bën gabime elementare të gjuhës shqipe në shkrimin për Blinkenin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas lajmit të madh se Kurti e ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri njoftoi në "Twitter" në stilin e ministres Gërvalla - duke bërë huqje gramatikore.

Ndoshta pakujdesia e kryeministrit erdhi nga ngutësia për ta shkruar cicërimën sa më shpejt e është “lidhur” te përemri pronor.

“Ambasadori jonë” apo “ambasadori ynë” është çështja. Profesori Ilmi Rexhepi ka thënë se Kurti ia ka ndërruar seksin ambasadorit tonë në ShBA duke iu referuar me përemrin “jonë” në vend të “ynë”.

Rexhepi ka marrë edhe shembuj me të cilët tregon se në cilat raste përdoret përemri pronor “jonë”, e në cilat “ynë”.

Kur prona është njëjës dhe e gjinisë femërore, Rexhepi sqaron rregullën duke thënë se përemri pronor merr “jonë”.

“Sepse, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë femërore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është ‘jonë’: Vajza jonë, kënga jonë, fjala jonë, e drejta jonë...

Por, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë mashkullore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është ‘ynë': Flamuri ynë, ministri ynë, vendi ynë, sistemi ynë...”.

Lajme të ngjashme