Kurti shprehet i lumtur që qeveria përkrahu financiarisht Manifestan
Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, është shprehur i lumtur për organizimin e Manifestas në Prishtinë për herë të 14 dhe veçanërisht për përkrahjen financiare që qeveria e Kosovës i ofroi këtij organizimi.
“Ky është edicioni më i madh ndonjëherë i kësaj bienale të artit. Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore”, shkroi Kurti në publikimin e tij.
Në vazhdim, Kurti tregoi disa detaje rreth Manifestas.
“Vepra arti nga 103 artistë nga 30 vende, për plot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë, do të mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë”, ka shkruar Kurti.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë: