Kurti shpreh ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti në Maroko
Për tragjedindë natyrore që ka ngjarë në Maroko – ku numri i viktimave ka shkuar në mbi dy mijë – ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka shprehur ngushëllimet në emër të shtetit për jetët dhe humbjen e mëdha në këtë katastrofë.
“Lajm i tmerrshëm tërmeti në Maroko dhe humbjet tronditëse që solli. Mendjet tona janë me të prekurin si dhe ata të angazhuar në përpjekje kërkim-shpëtimi në këtë kohë sfiduese”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Terrible news about the Morocco earthquake and the devastating loss it has brought. Our thoughts are with all of those affected as well as those engaged in search and rescue efforts during this challenging time.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 10, 2023