Kurti shpreh ngushëllime pas vdekjes së tre fëmijëve në Gjakovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve, duke thënë se Qeveria është pranë tyre në këto ditë të vështira.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar.
Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira.
Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe” – ka shkruar ai.