Kurti shpërndan vlerësimin e Bankës Botërore: Kosova për 35 përqind më pak e varfër se para 10 vite
Krahasuar me dhjetë vite më parë Kosova ka zvogëluar varfërinë për 35% dhe rritur të hyrat për kokë bani me 50 përqind. Kështu ka vlerësuar Banka Botërore këtë javë, njoftoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Lavdërim i madh i Kosovës nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij instoitucione, krahasuar me dhjetë vite më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banura me 50% dhe ka ulur varëfinë me 35%, 'duke tejkaluar vendet homologe me të ardhura për kokë banori'”, ka shkruar Kurti në llogarin e tij në Twitter.
High praise for Kosova from the @WorldBank this week. According to the institution, compared to 10 years ago Kosova has increased per capita income by 50% & lowered the poverty rate by 35%, "outperforming peer countries of similar per-capita income." https://t.co/sPkRslRlFw
— Albin Kurti (@albinkurti) May 14, 2023