Kurti shpall sot kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje
Albin Kurti, do ta shpallë sot edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të VV-së.
Në një njoftim, kjo parti ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar, do të bëhet nga ora 18:00.
Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë, derisa Behar Jashari për organizatën Rinia.
“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm VV-së.