Kurti shkruan për Paradën e Krenarisë: Afirmon diversitetin, kundërshton stigmatizimin
Kryeministri Albin Kurti sot mori pjesë në Paradën e Krenarisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar disa fjalë, ku thotë se Republika e Kosovës s’e përjashton asnjërin.
“Slogani “Kemi qenë dhe do t’jemi”, jep mesazhe të dashurisë, të të drejtave, pa paragjykime. Parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin.” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Republika jonë është demokratike. Nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilën e secilin. E është pikërisht barazia që na e mundëson bashkimin, pamundëson përjashtimin dhe sjell gjithëpërfshirjen.
Slogani “Kemi qenë dhe do t’jemi”, jep mesazhe të dashurisë, të të drejtave, pa paragjykime. Parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin.
E ndryshmja reflekton larminë e qenies sonë njerëzore, jo shkakun a arsyen e diskriminimit të tjetrit.