Kurti shkon në Rumani, merr pjesë në një konferencë të PES-it - NACIONALE

Kurti shkon në Rumani, merr pjesë në një konferencë të PES-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media. Kurti atje pritet të marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.” – thuhet në njoftim.

Tutje, Zyra e Kryeministrin deklaron:

“Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra”.

Lajme të ngjashme