Kurti shkon në Hardh Fest, flet për mbështetjen e prodhimeve vendore
Kryeministri Kurti, ka vizituar të dielen festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec.
Ai këtë vizitë e bëri në ditën e fundit të këtij festivali, ku përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit dhe provomin e kulturës së rrushit.
Në komunikatën për media, thuhet se Kurti ka ritheksuar mbështetjen për prodhimet vendore.
“I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi.Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj”.