Kurti shkon në Davos, merr pjesë në Forumin Eknoomik Botëror (WEF) - NACIONALE

Kurti shkon në Davos, merr pjesë në Forumin Eknoomik Botëror (WEF)

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF), ku po mblidhen liderë politikë dhe ekonomikë nga mbarë bota.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga Zyra e Kryeministrit.

Në kuadër të këtij forumi, Kosova do të ketë për të dytin vit radhazi hapësirën e saj përfaqësuese, të njohur si “Shtëpia e Kosovës”.

Sipas njoftimit zyrtar, Kurti do të marrë pjesë në ngjarje dhe panele diskutimi që organizohen në këtë hapësirë, si dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të investitorëve ndërkombëtarë, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Lajme të ngjashme