Kurti shfaqet i relaksuar para seancës së radhës, ironizon me ngërçin e krijuar
Ndërkohë që përpjekjet e partisë së tij – Lëvizjes Vetëvendosje – për të zgjedhur kryetare të Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiun dështojnë, deputeti Albin Kurti është shfaqur shumë i relaksuar gjatë një vizite në zyrat e Postës së Kosovës në Leposaviq dhe Zveçan.
Kurti ironizoi me situatën duke thënë: “Ndoshta me ua çu nga një letër edhe partive opozitare votone Albulenën”