Kurti reagon për stërvitjen ushtarake të Serbisë: Aty u fshehën trupat e 744 shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas stërvitjeve të Serbisë për “Ditën e Forcave të Armatosura”.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se në Batajnicë u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës.
Tutje, Kurti ka shtuar se në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty u zhvillua stërvitje.
Në fund, ai ka shkruar: “Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.
In a mass grave in Batajnica, the bodies of 744 Kosova Albanians were hidden, incl. 46 members of the Berisha family. Instead of a memorial to war victims, Serbia is holding military exercises there for "Armed Forces Day". Bodies can be hidden, but the truth cannot be buried.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2023
Në lidhje me këtë paradë, Vuçiq deklaroi se ky është “prezantimi më i madh i kapaciteteve të forcave serbe ndonjëherë”.
Veç kësaj, ai ka thënë se “janë mjaft të fortë për të ruajtur vendin, për të mbrojtur paqen dhe për të siguruar përparim të mëtejshëm”.
Prezentë mes krerëve shtetërorë të Serbisë ishte edhe politikani dhe figura famëkeqe Milan Radojqiq, person ky i sanksionuar nga Thesari amerikan dhe Zyra e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.
