Kurti pyetet për Marrëveshjen e Uashingtonit: Njëherë atë të Brukselit, që Serbia s’e respekton - NACIONALE

Kurti pyetet për Marrëveshjen e Uashingtonit: Njëherë atë të Brukselit, që Serbia s’e respekton

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë kur çështje muajsh është ardhja në Shtëpinë e Bardhë e Presidentit Donald Trump, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për Marrëveshjen e Uashgintonit të arritur asokohe nga Qeveria Hoti.

Kurti tha se që pret “së pari” zbatimin e Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit; duke i qëndruar mantrës së tij për nënshkrim bilateral, anipse BE dhe ShBA e konsideron atë ligjërisht të detyrueshme pa kurrëfarë nevoje shtesë formalizimi.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, siç e citoi “Radio Evropa e Lirë”.

Lajme të ngjashme