Kurti pyetet për largimin e deputetes Kica – Xhelilit, nuk jep përgjigje - NACIONALE

Kurti pyetet për largimin e deputetes Kica – Xhelilit, nuk jep përgjigje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për aderimin e deputetes së Partisë Guxo në LDK, e cila ishte edhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti, u pyet nga gazetarët për deputetet Kica - Xhelili pasi doli nga punimet e Kuvendit Zgjedhor Listës Guxo.

Mirëpo, kryeministri nuk dha asnjë koment, duke i uruar Guxo-s suksese.

Shumë suksese Partisë Guxo”, ka thënë Kurti gjersa hynte në veturën e tij zyrtare.

Doarsa Kica-Xhelili është bërë për herë të parë deputete në vitin 2021, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si pjesë e listës së përbashkët në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Për pakënaqësitë e saj në Guxo, është raportuar disa herë, por deputetja nuk ka dhënë shumë informacione deri tani, e as tani, pas daljes nga Partia ku e nisi karrierën si politikane.

Lajme të ngjashme