Kurti: Projektligji për pagat së shpejti në debat publik - NACIONALE

Kurti: Projektligji për pagat së shpejti në debat publik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ka folur rreth projektligjit për pagat.

Kurti është shprehur se Qeveria, po punon që sa më shpejtë projektligji të dalë në debat publik.

“Projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar që sa më shpejtë ta sjellim në debat publik", ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe pwr bisedimet në Bruksel duke thënë se Serbia ka refuzuar që të takohet me Kosovën.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti II, sot më 20 korrik 2022, inicioi Projektligjin për Mbrojtjen e Produkteve Themelore. Është fjala pra, për produktet bazë ose esenciale, çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’i ofrojë 10 për qind pagë shtesë të gjithë mantelbardhëve deri në fund të vitit për shkak të kontributit në luftën kundër Covid-19.

Gjithashtu, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për pagë shtesë 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës.

Kjo shtesë do të ekzekutohet në periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ministri Murati tha se “duhet që të vazhdojë mbështetja në vlerën e 5.5 milionë eurove”.

Lajme të ngjashme