Kurti pret në takim kryetarin e BSPK-së, dikutojnë për të drejta të punëtorëve - NACIONALE

Kurti pret në takim kryetarin e BSPK-së, dikutojnë për të drejta të punëtorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se ata diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli. Në kuadër të komunikimit të rregullt, Kryeministri Kurti dhe z. Hykolli në këtë takim diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme