Kurti pret në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Për këtë takim ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ku thotë se kryeministri Kurti ka uruar ambasadoren për pozitën e re, duke theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale të dyja shteteve.
“Në këtë takim të parë mes tyre, Kryeministri e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere. Së bashku, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre.”, thuhet në njoftim.