Kurti pret "më të mirën" nga takimi me Abdixhikun për president - NACIONALE

Kurti pret "më të mirën" nga takimi me Abdixhikun për president

6 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me LDK-në për presidentine ri.

Para takimit me Lumir Abdixhikun, Kurti tha se synimi është gjetja e një emri të përbashkët dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.

“Ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit bashkërisht t’ia sjellim emrin për Presidentin e ri dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja të panevojshme”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka kërkuar që bisedimet të mbeten konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Do të jemi të hapur karshi jush sa i përket procesit, por deri kur të kemi marrëveshje na duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme