Kurti poston një fotografi me Hamzën
Finalen e basketbollit në mes të “Trepçes” dhe “Bashkimit” e kanë përcjell bashkë Berdi Hamza dhe Albin Kurti.
Një fotografi ku kryeministrit në detyrë i flet në vesh kryetarit të Mitrovicës, Berdi Hamza, është bërë shumë shpejt virale nëpër rrjete sociale.
Me shpërndarjen e kësaj fotografia aludohej shumë për mundësinë e diskutimit për çështjen e bashkëpunimit në mes të PDK-së dhe LVV-së për qeverinë e re.
Deri me tani palët nuk i kanë komentuar këto fotografi.
Pas përfundimit të ndeshjes, kryeministri në detyrë ka postuar disa fotografi.
Në mesin e tyre, ka postuar edhe një fotografi me kryetarin e Mitrovicës, i cili është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër.