Kurti: Po krijohen kushtet për kthimin e mërgatës në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se në Kosovë po krijohen kushtet për kthimin e bashkatdhetarëve, "falë sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe investimeve."
Në një takim me mërgimtarët në Prishtinë, ai i cilësoi ata si “ambasadorë të vegjël” të Kosovës në botë.
Kurti tha se Qeveria synon të përfshijë qindra bashkatdhetarë në institucionet publike dhe mijëra të tjerë në sektorin privat, duke vlerësuar rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.