“Kurti po e shfajëson sërish Vuçiqin”: Kajtazi ka pyejte për kryeministrin
Me shkrimin e tij se sulmin në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar atë që ai e quan “Klani i Novi Sadit”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po e shfajëson Vuçiqin”, ka shkruar gazetari Vehbi Kajtazi në një reagim në Facebook.
“Ky ministri (i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq) që po e fajëson Kurti, a është në Qeverinë e Serbisë apo i shkëputur prej saj”, ka pyetur Kajtazi.
Reagimi i plotë i Kajtazit:
Kurti deri dje e ka akuzuar Vuçiqin per sulmin terrorist ne Banjske. Sot, po thote Klani i Novi Sadit dhe po e shfajeson Vuçiqin.
Pyetja e pare per te eshte: si po e di qe Klani i Novi Sadit e jo Vuçiqi?
Ky ministri qe po e fajeson Kurti, a eshte ne Qeverine e Serbise apo i shkeputur prej saj?
Pse tash e koncentron pergjegjesine te nje minister dhe te nje klan, e jo te Vuçiqi siç ka bere deri sot?
Zaten, nuk eshte hera e pare qe Kurti e shfajeson Vuçiqin.