Çitaku: Kurti po dëshiron ta rrënojë FSK-në, e cila u ndërtua me gjak e sakrificë - NACIONALE

Çitaku: Kurti po dëshiron ta rrënojë FSK-në, e cila u ndërtua me gjak e sakrificë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku ka reaguar pasi disa media kanë raportuar se qindra pjesëtarë të FSK-së po e padisin Qeverinë e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se kryeminsitri Kurti po dëshiron ta rrënojë FSK-në, e cila u ndërtua me gjak e sakrificë.

Kryeministri po don me e rrënu institucionin më kredibil në Kosovë. Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sacrifice”, ka shkruar Çitaku.

Po don me e rrënu trashigimtaren e UÇK-së. Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cënohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së? Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme