Kurti po bën “garë deri në humnerë”, thotë Ylli Hoxha
Tashmë kur janë veç edhe dy ditë deri në shterrimin e afatit tridhjetë ditor kushtetues për të konstituar Kuvendin e Kosovës, ish-anëtari i Vetëvendosjes dhe opinionisti, Ylli Hoxhaj, tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po bën “garë deri në humnerë” dhe se problemi qëndron te “pamundësia e tij për të ndërtuar shumicë parlamentare”.
Në një intervistë në Euronews Albania, Hoxha shtjelloi se Albin Kurti dhe Fatmir Limaj as bashkërisht s’i kanë numrat për të ndërtuar mazhorancë dhe krijuar qeveri të re të dalë nga zgjedjet e 9 shkurtit.
“Zoti Limaj dhe Kurti nuk i kanë numrat për shumicë parlamentare. Për më tepër, zoti Limaj është në listë të zezë të ShBA-së dhe si i tillë më duket që është edhe i papranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare. Dhe këto dy elemente janë të mjaftueshme për të konstatuar se duhet gjendet një zgjidhje tjetër, dhe ajo tjetra është numerikisht e mundshme por politikisht e idhët. Gjatë këtyre më pak se 30 ditëve të gjitha sugjerimet e GjK-së janë shpërfillur totalisht, dhe asgjë e re s’ka ndodhur.
Kurti është problemi dhe pamundësia e tij për të krijuar shumicën, jo Albulena Haxhiu. Kurti ka marrë një pozicion politik ku thotë “unë jam KM në detyrë, ky është propozimi imi për KK, nëse doni ecim para, nëse jo unë ashtu kështu jam në pushtet” dhe me këtë premisë dhe logjikë qëndorn aty me këmbëngulësi që të mbetet aty ku është, pa marrë parasysh pasojat që kemi si shtet, që janë bukur të mëdha. Është një lojë pokeri ku ai ka marrë pozicion të fortë. Është një qasje “Race to the Bottom”, garë deri në humnerë, që jemi duke e zhvilluar me pasion të jashtëzakonshëm”, tha ai.