Kurti: Plani franko-gjerman ka shumë mangësi, pse s’e zbatuan Asociacionin ata që e nënshkruan - NACIONALE

Kurti: Plani franko-gjerman ka shumë mangësi, pse s’e zbatuan Asociacionin ata që e nënshkruan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se synojnë që t’i plotësojnë sa më shpejt pozicionet e serbëve të cilët u larguan nga institucionet.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve austriake APA, Kurti ka thënë se është kundër krijimit të Asociacionit, kërkesë e cila po bëhet tash nga Amerika dhe BE-ja. Kryeministri madje, ka pyetur pse Asociacioni nuk është zbatuar nga ata që e kanë nënshkruar.

“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi, pse nuk e zbatuan atëherë?”, tha Kurti.

“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase serbe në Kosovë,” - deklaroi më tutje ai.

Kurti sërish foli për planin franko-gjerman. Tha se është bazë e mirë, por që ka shumë mangësi.

“Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha më tutje ai.

Kurti ka theksuar se nuk do të lejojnë vakum më pjesën veriore, dhe se pozitat e lëshuara nga serbët do të zëvendësohen.

Lajme të ngjashme