Kurti “përzihet” edhe në zgjedhjet në Britani, i përkrah “të kuqtë” tërthorazi - NACIONALE

Kurti “përzihet” edhe në zgjedhjet në Britani, i përkrah “të kuqtë” tërthorazi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gazeta Nacionale shkroi për një temë në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Duke shkruar për përfshirjen e Kurtit në zgjedhje të ndryshme në vende të huaja, Nacionale shkroi se Kurti ende nuk ka marrë anë në lidhje me zgjedhjet në Britani të Madhe.

Sidoqoftë, Kurti ka vendosur të shkruajë në lidhje me zgjedhjet në Britani të Madhe.

Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe Kurti nuk ka marrë anë haptazi. Megjithatë, Kurti ka përdorur një term që mund të nënkuptohet si përkrahje për partinë laburiste.

Për ne progresistët…” – ishte togëfjalëshi që Kurti përdori.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kishim rastin të urojmë Mbretërinë e Bashkuar për 4 korrikun. Për ne progresistët kjo është e mundur. Nesër është dita e zgjedhjeve vendimtare për këtë mik dhe aleat të jashtëzakonshëm të Kosovës” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme