Kurti përmend konvertimin e pasaportave, letërnjoftimeve e patentë shoferëve në veri: 2024 është viti i integrimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti 2024 është viti i integrimit.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social “X” ka treguar disa të dhënat për ndërrimin e pasaportave nga serbe në ato RKS, leternjoftimet dhe patentë shoferët.
“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka përmendur edhe hapjen e bizneseve të reja duke thënë se janë hapur 159 të tillë.
“Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë.” – ka shkruar ai.
2024 is the year of integration.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 9, 2024
In just the first five months, over 7k RKS passports, 6.8k IDs, and 1.1k driver’s licenses have been issued in municipalities where the Serb community constitutes a majority. The conversion of illegal driver’s licenses into RKS ones is continuing…