Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së: Kontributi i secilit për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar - NACIONALE

Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së: Kontributi i secilit për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në mbledhjen solemne të Qeverisë, e cila është mbajtur për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, ai ka thënë se kontributi i atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë është i çmuar.

Para kabinetit qeveritar, ai ka thënë se historia do të bëjë gjykimin më të drejt.

“Sot, në këtë ditë feste, nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo e cila do ta bëjë gjykimin e drejtë. Ky vit i pavarësisë na gjen në fillim të mandatit të ri qeverisës. Punët që na presin janë të shumta por i lartë është qëllimi që kemi para vetës”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme