Kurti përkujton Ukshin Hotin: Jemi përplot pikëllim që s’e kemi fizikisht mes nesh - NACIONALE

Kurti përkujton Ukshin Hotin: Jemi përplot pikëllim që s’e kemi fizikisht mes nesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hoti.

Në 80 vjetorin e lindjes së tij, ai ka shkruar se është përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin nuk është fizikisht në mesin tonë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim veprën e tij.

“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Lavdi!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme