Kurti për vizitën e Bërnabiqit në Kosovë: Le të hy me letërnjoftim, një ditë edhe unë do shkoj në Preshevë - NACIONALE

Kurti për vizitën e Bërnabiqit në Kosovë: Le të hy me letërnjoftim, një ditë edhe unë do shkoj në Preshevë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është pyetur për lejën që MPJD i ka dhënë kryeminsitres serbe, Ana Bërnabiq, për vizitë në Kosovë.

Ai ka thënë se ajo do të hy me letërnjoftim të lëshuar nga autoritetet sebre, duke parë se gjithçka po funksionon.

“Edhe Bërnabiq le të hy në Kosovë me letërnjoftimin e lëshuar nga autoritetet në Beograd dhe të shohin se gjithçka po funksion si në një demokratik, i cili është edhe më demorkatik se Serbia, por edhe më i pavarur”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se tashmë jemi pas 1 shtatorit.

“Së pari, jemi pas një shator dhe është pare se gjithçka po shkon siç kemi thënë më herët. Ose do të ketë dokumente hyrëse-dalëse edhe në kufirin Kosovë dhe Serbi ose në asnjërin kufi.”, deklaroi ai.

Tutje, Kurti ka thënë se një ditë do ta vizitojë Preshevën, duke thënë se zyrtarë të Qeverisë të hënën do të shkojnë në pjesën e banuar me shqiptarë në Serbi.

Lajme të ngjashme