Kurti për Urën e Ibrit: Absurde të mbahet e mbyllur, sot takohem me komandantin e KFOR-it - NACIONALE

Kurti për Urën e Ibrit: Absurde të mbahet e mbyllur, sot takohem me komandantin e KFOR-it

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.

Kurti ka njoftuar se sot do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku pritet të diskutohet edhe çështja e hapjes së urës.

“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Kam një takim në Kryeministri me Ulutash. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, tha Kurti.

Ai e ka cilësuar si “absurde” vazhdimin e mbylljes së urës, pas ndërtimit të urave të reja në atë zonë.

“Pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur”, u shpreh Kurti.

Lajme të ngjashme