Kurti: Për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës jemi konsultuar edhe me Quintin - NACIONALE

Kurti: Për Strategjinë e Sigurisë së Kosovës jemi konsultuar edhe me Quintin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës sot në mbledhjën e kuvendit e ka prezantuar Strategjinë e Sigurisë të Kosovës për vitin 2022-2027.

Kurti u shpreh se për këtë strategji janë konsultuar edhe me Quintin.

Ky dokument paraqet objektive strategjike që lidhet me elemente jetike për Kosovën“, ka thënë Kurti në Kuvend.

Në anën tjetër, ai shtoi se Qeveria ka investuar në çështjen e sigurisë, ndonëse shtoi se është rritur për 52% buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

I kemi dhënë vëmendje institucioneve të sigurisë, kemi rritur buxhetin e FSK për 52%. Kemi ndarë buxhetin më të lartë në historinë e FSK-së. Ky buxhet është vendosje e një standardi të ri për trajtimin e Forcave të Armatosura dhe çështjeve të sigurisë. Kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend. Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen edhe mjetet e dhuruara në Fondin e Sigurisë nga qytetarë anë e kënd botës”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Lajme të ngjashme