Kurti për platformën e-Komunat: Angazhimi ynë për transformim digjital mbetet i palëkundur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se 155 shërbimeve elektronike për 880,000 përdorues të regjistruar në e-Kosova, sot iu shtua dhe platforma e-Komunat.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se angazhimi ynë për transformim digjital mbetet i palëkundur.
“155 shërbimeve elektronike për 880,000 përdorues të regjistruar në e-Kosova, sot iu shtua dhe platforma e-Komunat. Angazhimi ynë për transformim digjital dhe për të ofruar shërbime publike lehtësisht të qasshme dhe sa më efikase, mbetet i palëkundur, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë që ato kanë në nivelin lokal në jetën e përditshme të çdo qytetari. Më shumë transparencë e llogaridhënie, më shumë hapa e vendime për të mirën publike.” – ka shkruar Kurti.