Kurti për pagat: S’kemi premtuar rritje - NACIONALE

Kurti për pagat: S’kemi premtuar rritje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në foltoren e Kuvendit ka folur edhe për Ligjin e Pagave.

Kurti ka deklaruar se në fushatë zgjedhore kanë premtuar punësim e jo rritje të pagave.

“Unë e di që jeta është bërë ma e vështirë në Kosovë. Parulla jonë ka qenë punësim dhe drejtësi- jo rritje e pagave. Ne kemi fitu me punësim, me i shti në punë ata që s’janë. Ne do ta bëjmë ligjin e ri të pagave. Do të kemi ndjeshmëri për gjendjen e punëtorëve në sektorin publik”, ka thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Lajme të ngjashme