Kurti për medien franceze: Uroj në normalizimin me Serbinë më 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht për medien franceze “AFP”.
Në këtë deklaratë të shkurtër, Kurti theksoi se uron që normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë të ndodhë gjatë vitit 2024.
“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.