Kurti për marrëveshjen finale me Serbinë: Nuk jam i sigurt që i kemi dy vjet kohë
Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë dhënë për DW, ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, në kontekstin e zhvillimeve të fundit globale.
Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij, të angazhohet në dialog, siq ka thënë ai, kreativisht, kurdo që ka një ftesë nga Brukseli. Ai ka thënë poashtu se nuk është i sigurt nëse i kemi dy vjet kohë, për arritje të një marrëveshje finale.
Kurti poashtu është deklaruar se, kohërat në të cilat po jetojmë janë të rrezikshme e të paparashikueshme.
“Pajtohem se nuk kemi shumë kohë dhe se ne jetojmë në kohëra jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë. Duhet që sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë” ka thënë Kurti.