Kurti për Marrëveshjen e Ohrit: Është njohje de fakto, Asociacioni nuk është në preambulë - NACIONALE

Kurti për Marrëveshjen e Ohrit: Është njohje de fakto, Asociacioni nuk është në preambulë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar pikat e Marrëveshjes së Ohrit, ku si pikë urgjente e ka cilësuar çështjen e personave të pagjetur.

I ftuar në ‘Debat Plus’, Kurti ka folur për takimin e radhës që do të mbahet në prill.

“Në takim e radhës që do ta kemi në prill, do ta diskutojmë komplet marrëveshjen, nuk do të ketë zbrapse në praparvi të neneve dhe theksim vetëm të njërit nen. Nëse përmendet çështja e urgjences, së pari permendet që palët pajtohen për personat e pagjetur si një çështje urgjente,”- ka thënë Kurti.

I pyetur për Asociacionin ai ka thënë se, nuk është në preambulë të marrëveshjes, ndërsa ka shtuar se ka njohje de fakto.

“Është njohje de fakto, kjo është arsyeja pse nuk po e nënshkruan Serbia,”-ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme