Kurti për largimin e Bidenit nga gara: Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, i cili mori vendim për largim nga gara presidenciale, duke thënë se Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se njoftimi i Bidenin për tërheqje nga gara shënon fundin e një epoke.
“Për dekada, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i Presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota — dhe veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.” – ka shkruar Kurti.
Për të kuptuar më shumë për largimin e Bidenit, ftoheni të klikoni KËTU.
For decades, @POTUS Joe Biden has been one of Kosova's greatest friends and most tireless advocates. President Biden's announcement marks the end of an era. The world — and especially Kosova — is a better and safer place due to his remarkable contributions. For that, we will… https://t.co/S4lzmgEhPZ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2024