Kurti për komunat: Qeverisja lokale po përdoret për opozitë të nivelit qendror - NACIONALE

Kurti për komunat: Qeverisja lokale po përdoret për opozitë të nivelit qendror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur bashkëpunimin e qeverisë së tij me komunat si dhe ndarjen e granteve për komunat.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti pati edhe kritika ndaj udhëheqësve të komunave duke thënë se qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë.

Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë qeverisjes sonë sesa gjatë qeverisë së mëparshme, apo rritje mbi 35%.” – ka thënë Kurti.

Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale. Sot, qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është edhe tani. Bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Të dy nivelet e qeverisjes burojnë nga vullneti i qytetarëve. Prandaj, edhe duhet të jemi në shërbim të tyre. Qeveria është e të gjithëve. Edhe e komunave. E komunat janë të qytetarëve, jo të partive politike.”– ka thënë Kurti.

Reagimi i tij vjen pasi komunat po akuzojnë qeverinë për ndaljen e mjeteve vetanke, si dhe për Projekligjin për Tatimin në Pronë.

Lajme të ngjashme