Kurti deklarohet për lejimin e shamisë, moshën 16-vjeçare e sheh si prag edhe për të drejtën e votimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur në konferencë rreth iniciativës për lejimin e shamisë.
Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike, por që pragu është mosha 16-vjeçare.
“Ministria po e përcjellë me vëmendje shqetësimin e qytetarëve që e kanë nisur një fushatë për ndryshim të udhëzimit. Ne do ta kemi edhe Ligjin për Komunitetet Fetare që do ta sjellim në Kuvend. Qëndrimin tim e kam thënë para shumë vjetëve, nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike, duhet të jenë të lirë. Mosha 16 vjeçare është pragu. Moshën 16 vjet e shohim si prag për shumë gjëra. Në të ardhmen e afërt nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjet. Këtë moshë e shohim si prag për shumë gjëra, sikur edhe për bartjen e shamisë”, tha Kurti.
Kjo deklaratë vjen pas peticionit që të ndryshohet udhëzimi administrativ për çështjen e shamisë.