Kurti pasi s’u takua me Ramën: Me të i kemi raportet e mira - NACIONALE

Kurti pasi s’u takua me Ramën: Me të i kemi raportet e mira

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi nuk u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka thënë se raportet me të i ka të mira.

Sipas “KP”, ai para mediave shkurt ka thënë këto fjalë, kur u pyet në lidhje me këtë çështje.

Rama qëndroi të hënën në Kosovë, ku takoi presidenten Vjosa Osmani e liderë të tjerë, duke përfshirë edhe ata opozitarë.

Duke folur dje për mungesën e këtij takimi, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për A2CNN ka zgjedhur të ironizojë, ku thuhej se Rama po takohet me ata që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.” - thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme